Maqedonia e Veriut sot i mban zgjedhjet komunale, në të njëjtën ditë siç po zhvillohen në Kosovë.
Janë zgjedhjet e shtata komunale në Maqedoninë e Veriut.
Të shtunën kanë votuar të burgosurit dhe të infektuarit me COVID-19 që ndodheshin në izolim.
Anëtarët e këshillit zgjedhor të shtunën kishin për detyrë të vizitonin 7,921 persona në të gjithë vendin të cilët janë të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Ndërsa mjekët, që janë një komision zgjedhor special për pacientët me Covid, vizituan 476 pacientë të infektuar në shtëpi, që ata ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Në komunën e Çairit, sot votuan 21 persona të pafuqishëm, si dhe nëntë të infektuar, ose të izoluar për shkak të Covid -19.
Artikuj të ngjashëm
-
Fillon votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut
-
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, sot votojnë të burgosurit, të infektuarit me COVID-19 dhe të moshuarit
-
Mbyllen qendrat e votimit, 40.45% dalja e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut për balotazh
-
Deri në orën 13:00, votuan 19.96% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriu
-
Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 11:00 votuan 10% e qytetarëve