Në Maqedoni janë mbajtur edhe sonte protestat, kundër kandidatit shqiptar të propozuar për kryeparlamentar, Talat Xhaferi dhe kundër platformës shqiptare, të organizuara nga Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.
Si zakonisht, protestuesit u tubuan para Qeverisë për të vazhduar drejt Kuvendit të Maqedonisë, ku organizatorët në adresimet e tyre porositën se nuk do të pranojnë kryeparlamentar, nëse i njëjti nuk e refuzon platformën shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ndër kërkesat kyçe të protestuesve është edhe refuzimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, sepse sipas tyre, përdorimi i gjuhës shqipe në mbarë territorin do ta çojë vendin drejt ridefinimit.
Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” paralajmëroi se do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë, deri sa të merren parasysh kërkesat e tyre.