Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se të hënën ka filluar mësimi plotësues për klasat e nënta në shumicën e komunave të Kosovës, porse jo edhe në Malishevë e Junik.
Sipas MASHTI-t, këto komuna nuk kanë arritur të bëjnë përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat, por se pritet që mësimi të fillojë në këto komuna gjatë javës.
Paraprakisht është bërë dezinfektimi i gjitha objekteve shkollare dhe janë siguruar dezinfektues dhe maska në shkolla. Mësimi plotësues për përgatitje për Testin e Arritshmërisë do të zgjasë deri më 19 qershor, ndërsa testi do të mbahet më 23 qershor.
“Sipas raportimeve të DKA-ve, mësimi plotësues për nxënësit e klasave të nënta, i paraparë të fillojë sot me Kalendarin e përshtatur, ka filluar në të gjitha komunat, përveç në Komunën e Malishevës dhe atë Junikut për arsye se nuk kanë pasur mundësi t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat dhe në këto komuna mësimi pritet të fillojë gjatë javës”, është njoftuar nga MASHTI.
-
Klasat e nënta sot kthehen në shkolla për mësim plotësues
-
Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Fushë-Kosovë
-
Mësimi nis në shumicën e komunave, hapen thirrje për aplikim për dëmet nga përmbytjet
-
Nis gjysmëvjetori i dytë, në tri komuna mësimi shtyhet si pasojë e përmbytjeve
-
Përmbytjet shtyjnë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë në tri komuna