Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli do të udhëtojë nesër në Malin e Zi për një seri vizitash zyrtare.
Ministria të cilës ai i prinë ka treguar për agjendën që do ta ketë nesër në shtetin fqinj Pacolli.
Në orën, 10:15, Pacolli do ta takojë homologun e tij Srdjan Darmanoviq, Ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi Villa “Gorica”.
Në orën 11:20 do ta presë zv/kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Zoran Pazhin. Ndërsa në orën 12:00, do ta takojë Ivan Brajoviqin, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.
Në orën 12:40 do ta takojë presidentin Filip Vujanoviq.
E pasdite, në orën 15:15 kreu i MPJ-së dhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës do të ketë takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi.
Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën, të cilën e ka kundërshtuar opozita e legjislaturës së kaluar, derisa më i zëshmi aty ka qenë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tash kryeministër. Mediat njoftuan më parë se Haradinaj do të shkojë në Malin e Zi, por zyra e tij e mohoi se është planifikuar shpejt ndonjë takim i kryeministrit në Mal të Zi. Zyra e Pacollit nuk e ka thënë qartë nëse tema e cila do të diskutohet atje do të jetë demarkacioni.