Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq nesër viziton Kosovën.
Vizita e Markoviqit u anulua javën e kaluar për shkak se aeroplani i tij nuk mundi të aterronte në Aeroportin e Prishtinës.
Në takim pritet veçanërisht të diskutohet për çështjen ende të pazgjidhur të demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.