Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se numri i të helmuarve nga një lokal në komunën e Malishevës ka shkuar në 100.
Sipas tij, nga inspektimet që janë bërë në atë lokal është vërejtur që gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenike ka qenë në nivelin jo të mirë si dhe janë gjetur produkte pa origjinë.
“Gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenike ka qenë në nivelin jo të mirë, kjo është bërë nga vlerësimi i ekipit inspektues. E dyta nuk kanë pas libreza sanitare punonjësit që kanë punuar në këtë lokal, që sipas ligjit kërkohet të ketë. Aty janë gjetur disa produkte që në i quajmë pa origjinë apo nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për tu ditur origjina e tyre”, tha ai.
Ai tha se ky është rasti i dytë që është duke ndodhur brenda një jave dhe se AUV-i do të filloj një aksion në të gjithë territorin e Kosovës, ku të gjitha lokalet e gastronomisë do të inspektohen.
“Deri më tani nga informata që i kemi nga mekanizmat shëndetësor janë rreth 100 persona që kanë kërkuar shërbime mjekësore qoftë në Qendrën Klinike Familjare në Malishevë, në spitalin regjional në Prizren dhe në QKUK”.
“Tani që është rasti i dytë që po ndodh brenda një javë është alarmuar ministri dhe drejtori ekzekutiv, të cilët kanë dhënë urdhër që ne të fillojmë një aksion të gjithëmbarshëm në gjithë territorin e republikës së Kosovës, ku të gjitha lokalet e gastronomisë, këto që gatuajnë dhe shërbejnë ushqime të shpejta ti nënshtrohen kontrollit të detajuar. Pjesa më e madhe e helmimeve ka ndodhur tek kjo kategori e lokaleve. Dhe në dëshirojmë që kjo të mos ndodhë më. Numri i inspektorëve është i kufizuar”./ EkonomiaOnline
-
Arrin në 140 numri i të helmuarve në Malishevë
-
Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi
-
AUV: Rezultatet laboratorike do të përcaktojnë shkakun e rasteve të raportuara
-
Në tre muajt e parë të vitit, 66 raste nga helmimi prej ushqimit
-
AUV-i asgjësoi mbi gjysmë milion kilogramë produkte për gjashtë muaj