Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Lipjan, të dëmtuarit kërkojnë kompensimin e dëmeve nga breshëri

Komuna e Lipjanit prej më shumë se një muaj zvarrit publikimin e raportit për dëmet nga breshri.

Madje në disa raste komisioni për vlerësim të dëmeve nuk ka dalë fare në terren, e banorët zyrtarisht kanë kërkuar mbështetje nga Komuna për kompensime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më 5 maj të këtij viti shiu dhe breshëri më së shumti u kanë shkaktuar dëme fshatrave Sllovi, Gadime, Magurë dhe Gllogovc, ndërkohë në fshatin Sllovi është dëmtuar edhe rruga e fshatit.

Përveç saj, reshjet dhe rrjedha e lumit Gushevci patën depërtuar edhe nëpër bodrume të shtëpive të banimit, mirëpo komisioni për vlerësim të dëmeve nuk i ka vizituar të gjitha familjet.

Ekrem Neziri, banor nga fshati Sllovi, ka thënë se reshjet e shiut, breshëri dhe rrjedha e lumit Gushevci i kanë shkaktuar dëme prej rreth 30 mijë eurosh në oborr, në bodrum të shtëpisë, në pajisje të amvisërisë etj, ndërkohë që komisioni për vlerësim të dëmeve nuk e ka vizituar asnjëherë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)