Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë u lënduan 25 persona gjatë natës së Vitit të Ri

Mbrëmë në të gjithë Kosovën, është festuar ndërrimi i motmoteve. Siç është e ditur çdo vit, gjatë kësaj nate raportohen raste të ndryshme emergjente, nga mjetet piroteknike dhe plumbat “qorrë”. Sipas deklaratës së drejtorit të Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, Naser Syla, vetëm gjatë ditës së 31 dhjetorit, 271 pacientë kërkuan shërbime mjekësore.

Kremtimi i natës së Vitit të Ri vazhdon të jetë problem për shumë banorë të Kosovës.

Pos lëndimeve që janë shkaktuar nga mjetet piroteknike, 3 pacientë janë pranuar në Qendrën Emergjente, të cilët janë plagosur nga plumbat qorrë.

“Kurse, pjesa që është më e ndjeshme defakto gjatë festave në shtetin tonë janë lëndimet me mjete piroteknike që kemi pas 25 raste vetëm gjatë natës së Vitit të Ri, dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë që janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, të tjerët janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe janë kthyer për vazhdim tretmani në shtëpi. Pastaj, kemi pasur 3 persona të plagosur me plumba qorrë, 2 prej tyre janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë, kurse njëri pas tretmanit është liruar në shtëpi të vazhdojë trajtimin e mëtutjeshëm... Sot prej orës 08:00 deri në mesditë kanë qenë 3 raste po ashtu me mjete piroteknike, është shumë me rëndësi që nuk janë fëmijë, por janë të rritur, çka do të thotë nuk na tregon se vetëm fëmijët i përdorin këto por edhe të rritur”, theksoi drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

Syla ka shtuar se Klinika Emergjente është në mungesë edhe të mjekëve emergjentë dhe anesteziologëve.

Pos stafit mjekësor, në gjendje gatishmërie ishin edhe njësia policore dhe ajo e zjarrfikësve.

Edhe 53 persona të lënduar nga mjetet piroteknike në natën e Vitit të Ri, dy nga plumbat qorr LAJMET E MBRËMJES 53 persona të lënduar nga mjetet piroteknike në natën e Vitit të Ri, dy nga plumbat qorr

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se festa e Vitit të Ri ka kaluar e qetë dhe pa incidente madhore.

Pos urimit që Sami Halimi, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës, ua dha qytetarëve te Kosovës, ai kërkoi kujdes të shtuar nga qytetarët, si dhe e tregoi planin operativ që Policia e Kosovës ka hartuar për festat e fundvitit.

Halimi theksoi se Policia e Kosovës ka staf të mjaftueshëm sa i përket sigurisë së qytetarëve gjatë kësaj nate.

Sipas tij, vetëdijesimi i qytetarëve për blerje të mjeteve piroteknike është rritur në dallim nga vitet e tjera.

E të gatshëm gjatë kësaj nate ishin edhe stafi i zjarrfikësve, ku rreth në orës 20:14 është raportuar për një zjarr në një banesë.

Edhe Festa e Vitit të Ri, 25 persona kërkuan ndihmë në QKUK si pasojë e lëndimeve nga fishekzjarrët Arbëri Festa e Vitit të Ri, 25 persona kërkuan ndihmë në QKUK si pasojë e lëndimeve nga fishekzjarrët

E të gatshëm për ndihmë kishin qenë vetë banorët e ndërtesës, ku vetë ata kishin thyer derën për ta ndaluar përhapjen e zjarrit.

E në mungesë stafi është edhe departamenti i zjarrfikësve, gjë që e thekson Malë Gashi, ndihmëskomandant.

Ai kërkoi nga ana e qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm gjatë festave të fundvitit.