Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë shënohet 72 vjetori i pavarësisë së Italisë

Për festën kombëtare të Italisë, ambasada e Italisë në Prishtinë ka organizuar pritje për personalitete të larta në Kosovë.

Piero Cristofor Sardi ambasador i Italisë me këtë rast tha se janë mbledhur sot këtu për të festuar 72 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Italisë. Ai tha se Italia mbështet fuqishëm perspektivën e Kosovës në rrugën e BE.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Pierro Cristoforo Sardi, tha me rastin e festës kombëtare të vendit të tij, se Roma zyrtare mbështet integrimin evropian të Kosovës, ndërsa e quajti esencial dialogun në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton ksp.

Diplomati italian theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën kanë perspektivë evropiane, e cila është riafirmuar në Samitin e Sofjes para dy javësh.

“Kosova doli me sukses nga rruga e gjatë për pavarësi. Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe deri në arritjen e pavarësisë , shumë rezultate janë arritur deri më tash në kuadër të stabilizimit politik, zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin institucional. Niveli i angazhimit, përkushtimi, vendosmëria e institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile dhe qytetarët kanë bërë përpjekje për arritjen e këtyre qëllimeve dhe vazhdojnë të kompletojnë linjën sipas standardeve të BE-së dhe arritjen e qëllimeve euroatlantike. Kosova arriti lirinë dhe pavarësinë, por ende duhet të implementohet lufta kundër papunësisë, puna në shërbimet lokale, arsimin, lirinë e lëvizjes, sundimin e ligjit dhe një administratë më efikase. Si mik i Kosovës, Italia mbështet integrimin e plotë evropian dhe inkurajon Kosovën të vazhdojë tutje me vendosmëri në përkushtimet dhe obligimet e saja”, ka thënë Sardi.

Dialogu me Serbinë i cili pritet të vazhdojë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut, sipas ambasadorit italian është esencial për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në rrugëtimin drejt Evropës, ndërsa shprehu besimin se liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Edhe Sardi: Marrëveshja për normalizim, kruciale për Kosovën dhe Serbinë Arbëri Sardi: Marrëveshja për normalizim, kruciale për Kosovën dhe Serbinë

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka çmuar rolin e shtetit italian për vendin tonë, duke siguruar se Kosova do të ketë sukses në rrugëtimin e saj në të ardhmen si shtet me perspektivë evropiane.

“Jemi falënderues për përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe dëshirojë të potencoj faktin se Kosova do të jetë partner i qëndrueshëm i shtetit mik të Italisë dhe njëkohësisht i BE-së dhe SHBA-së. Kosova është vend perëndimor dhe ka aspirata të qarta për integrim në Evropë dhe NATO. Falënderoj Italinë për gjithë përkrahjen që po na jep, në mënyrë të veçantë komandantët e KFOR-it dhe gjithë ushtarakët që shërbejnë në atdheun tonë në Kosovë dhe të jeni të sigurt se Kosova po futet në dekadën e tretë të lirisë dhe dekadën e dytë të shtetësisë, dhe ka arritur një progres të jashtëzakonshëm në ecjen përpara dhe ne kosovarët jemi të ngadalshëm, por me dështuar nuk dështojmë asnjëherë”, ka thënë Veseli.