Meteorologët paralajmërojnë reshje lokale shiu në Kosovë. Temperatura maksimale në Kosovë, sipas parashikimit të meteorologëve, do të arrijë deri në 27 gradë.
Për sot meteorologët kanë paraparë të mbajë mot me vranësira të pjesshme, të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat do të lëvizin në mes 13 e 27 gradë Celsius. Nesër, ndërkaq, pritet të ketë më shumë vranësira të cilat mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 12 e 25 gradë Celsius.
Në ditën e dytë të fundjavës, pritet kthjellim gradual i motit dhe ngritje e temperaturave që do të sillën në mes 13 e 29 gradë Celsius.
Artikuj të ngjashëm