Me rastin e vdekjes së ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, zyra e Koordinatores së OKB-së për Zhvillim në Kosovë ka hapur Librin e Zisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kofi Annan shërbeu në këtë post nga janari 1997 deri në dhjetor të vitit 2006.
António Guterres, që aktualisht është sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, me rastin e vdekjes së Annanit deklaroi se, “Kofi Annan ishte një forcë udhëheqëse për të mirën. Me trishtim të thellë mora lajmin për vdekjen e tij. Në këto kohë të trazuara dhe të vështira, ai kurrë nuk pushoi së punuari për t'i dhënë jetë vlerave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Trashëgimia e tij do të mbetet një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne”.
Libri i Zisë është hapur për nënshkrime dhe homazhe nga e mërkura, 22 gusht 2018 deri të premten më 24 gusht 2018 nga ora 10:00 – 16:00 në zyrat e UNDP-së në Arbëri.
-
Nesër ditë zie në Kosovë
-
Nis këtë javë vlerësimi për katër kandidatët për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë
-
Panairi i Librit – thirrja e përvitshme për lexim dhe refreni për kushte