Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë deri të premten acar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fushat me presion të ulët atmosferik, të cilat kanë ardhur nga viset polare, do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

Të enjten aty ku paraqiten kthjellime, temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës.

Nga dita e premte e tutje merkuri në termometër do të kalojë mbi vlerat e zeros, duke vazhduar rritje dita–ditës.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 9m/s.