Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë deri në fund të javës mot me vranësira

Në Kosovë vazhdon java me mot jostabil, kohë pas kohe me zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9 deri në 13 gradë Celsius, e ato maksimale nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

9.05-10.05 - Mot me vranësira dhe intervale me diell. Të mërkurën pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi. Ditën e enjte, paradite reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

11.05 - Mot kryesisht me vranësira, pasdite me reshje lokale shiu, vende-vende mundësi për bubullima.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja dhe jugperëndimi 2-8 m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie.