Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Moti sot dhe nesër në Kosovë

Foto: KOHA

Në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

“Reshjet e shiut parashihen të përcjellën me shtrëngatë dhe me breshër në vende të kufizuara”, njofton IHMK-ja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm