Komuna e Rahovecit përkatësisht drejtoria për Buxhet dhe Financa si dhe drejtoria për Ekonomi Zhvillim dhe Turizëm, në bashkëpunim me Institutin për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogël (IESB) dhe Integra Consulting Sh.P.K ka bërë vlerësimin i ndikimit të pandemisë COVID-19 në ekonominë e Komunës së Rahovecit.
Sipas këtij vlerësimit në ekonominë e Komunës së Rahovecit, duke përfshirë edhe Bujqësinë humbjet e krijuara gjatë kësaj periudhe janë rreth 37 milion euro.
“Humbjet janë kryesisht nga bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, humbjet e vendeve të punës, taksa dhe tatimet e pa-inkasuar, si dhe në humbjet të ndryshme gjatë kësaj kohe”, njofton komuna e Rahovecit.
Artikuj të ngjashëm
-
GAP: Shkaku i pandemisë të hyrat komunale pësuan rënie prej 45-90 për qind
-
Kompensohen fermerët e Rahovecit, 302 fermerë marrin 225 mijë euro
-
Gjatë pandemisë grave iu dyfishuan punët e shtëpisë
-
Pandemia uli të hyrat e komunave për 12 milionë euro
-
Rreth 40 mijë persona në Kosovë humbën punën si pasojë e COVID-19