“Kosova nuk ka nevojë për Ligj për Mediat” është përfundimi i nxjerrë nga tryeza e Institutit Demokratik të Kosovës dhe Drejtorisë për Hulumtime Parlamentare të Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.
Zekirja Shabani, në cilësinë e ekspertit të kontraktuar, ka prezantuar një hulumtim me praktikat që lidhen lirinë e shprehjes dhe hartimin e ligjeve të veçanta për media në Gjermani, Francë, Kroaci, Slloveni, Estoni e Mal të Zi. Sipas tij, Kosova e ka bukur mirë të rregulluar fushën ligjore për mediat, andaj duhet të diskutohet nëse Kosova ka nevojë për një ligj të veçantë për mediat, pasi krahasimi me vende të tjera është i vështirë, për shkak të realitetit të ndryshëm.
I sapoemëruari në krye të Komisionit të Pavarur për Media, Muja Ferati, ka thënë se institucioni që ai drejton nuk do të përkrahë ligje që censurojnë mediat.
Kategorik kundër një ligji të tillë është shprehur drejtori ekzekutiv i AGK-së, Petrit Çollaku.
Madje, ai ka thënë se në Komisionin Parlamentar për Media ka njerëz që kanë sulmuar mediat dhe gazetarët.
-
Kosova s’ka nevojë për ligj për media, por për zbatim ligjesh
-
Murati: AGK-ja është dashur të mbajë konferencë para zyrave të ndonjë oligarku, jo Qeverisë
-
Qeveria mbron Ligjin për KPM-në pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve
-
AGK pas miratimit të ligjit për KPM-në: Qeveria goditi lirinë e medias sot
-
Këshilli i Mediave: Përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat janë të papranueshme