Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje: Xhavit Haliti, Aida Derguti, Srdjan Mitroviq, Ismet Beqiri, Mufera Sinik, dhe Gani Dreshaj, po merr pjesë në Sesionin e Dytë të Rregullt, dhe në mbledhjet e komisioneve të kësaj asambleje, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Sot, në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është diskutuar për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, ku në raportim ishin të ftuar Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, dhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenoviq.
“Në fokus të raportimit ishte infrastruktura ligjore për të drejtat e njeriut; të arriturat; vështirësitë, si dhe implementimi i përdorimit të gjuhëve të minoriteteve në institucionet e Kosovës. Pjesëmarrës në diskutim ishin edhe anëtarët nga Britania e Madhe, Serbia dhe Kosova”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Por, në këtë takim nuk ishte prezent raportuesi për Kosovën, deputeti nga Spanja, Jardi Roca Mas. Për mosprezencën e tij pati vërejtje nga anëtarët e këtij komisioni.
Kryetarja e Komisionit, Ria Oomen-Ruijten, u zotua se në Sesionin e Tretë të Rregullt që do të mbahet me datë 24-28 qershor 2019, do të vjen me një sugjerim për bashkëpunim më të mirë në mes të delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë.
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, pjesë e Asamblesë së KE-së në Strasburg
-
Asambleja Parlamentare e KiE-së vlerëson procesin, por gjen edhe ngecje
-
Ngec procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, s’ka përfshirje as në maj
-
Delegacioni i KiE-së me vizitë parazgjedhore këtë javë në Kosovë
-
Në pritje të votimit në Asamble, krerë e përfaqësues institucionalë optimistë për suksesin