Komuna e Kaçanikut ka nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane, derisa një vendim i tillë është miratuar edhe nga këshilltarët e KK-së në mbledhjen e fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zyrtarët komunalë kanë thënë se për dy muaj do t’i përfundojnë zgjedhjet në 33 lokalitete, me arsyetim se mandati i këshillave të fshatrave ka skaduar disa muaj më parë.
Besim Ilazi, kryetar i Komunës së Kaçanikut, ka thënë se fillimi i këtij procesi është paraparë nga komisioni, i cili është themeluar nga Kuvendi i Komunës me propozimin e ekzekutivit të Komunës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Zvarritet prej muajsh zgjedhja e përfaqësuesve të fshatrave në Ferizaj
-
Sot përfundon procesi i zgjedhjeve lokale
-
Prej disa muajsh vendbanimet e Lipjanit pa përfaqësues legjitim
-
Kontestohet procesi i zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave në Ferizaj
-
Shpallen zgjedhjet për fshatrat dhe lagjet e Malishevës