Qytetarët e Komunës të Junikut sot paradite kanë mbajtur protestë para Kuvendit Komunal të Junikut me moton “Ta mbrojmë Erenikun”.
Protesta kishte filluar në orën 11:00, ku janë mbledhur rreth 200 qytetar.
Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, ka njoftuar se protesta ka filluar e qetë dhe ka përfunduar në orën 11:30 pa asnjë incident.
Kujtojmë se ndërtimi i hidrocentraleve në vazhdimësi është kundërshtuar nga banorët që jetojnë fshatrave përreth lumenjve, sidomos ata që merren me bujqësi.
Lexo edhe: Komuna dhe banorët e Junikut kundër ndërtimit të hidrocentraleve në “Erenik”
Artikuj të ngjashëm
-
Në Junik protestohet për mbrojtje të lumit Erenik
-
Banorët e Soponicës përleshen fizikisht me policinë, kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit
-
Qytetarët, skeptikë se do të bëhet diçka edhe pas peticionit kundër hidrocentraleve
-
Rritet protesta kundër hidrocentraleve, peticioni ka ngritur vetëdijen për mbrojtjen e lumenjve
-
Sërish protesta kundër hidrocentralit në lumin Lepenc