Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në “Javën e Gruas”, Delawie për gruan, Thaçi për Ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe në hapjen e “Javës së Gruas”, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në ushtri, raporton KTV.

Në prani të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka kundërshtuar formimin e ushtrisë me nisma ligjore, presidenti tha se themelimin e ushtrisë e kanë mirëpritur të gjithë përveç vërejtjeve të miqve ndërkombëtarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ata nuk janë kundër ushtrisë por kanë vërejtje për metodologjinë e formimit të ushtrisë”, ka thënë Thaçi.

Ai duke folur në hapjen e Javës së Gruas tha se transformimi i FSK-së, Demarkacioni me Malin e Zi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian janë të domosdoshme.

Ndërkohë, ambasadori amerikan nuk foli për ushtrinë, mirëpo u fokusua te roli i gruas në shoqëri për çka edhe ishte organizuar kjo ngjarje. Sipas tij, avancimi i rolit të gruas ka rëndësi për integrimin e Kosovës, pasi që siç tha ai, roli i gruas ka rëndësi të jetë zë i fuqishëm në të gjitha proceset politike dhe ekonomike.