Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar të vitit 2018.
Sipas këtij raporti, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.2% në muajin janar 2018, krahasuar me muajin dhjetor 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (1.5%), perime (10.2%), furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (2.5%), përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.2%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.6%); shërbime për transport (-3.1%)-(rënie e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim prej (-0.3%) në IHÇK.
Shkalla e inflacionit, e matur në muajin janar 2018, me muajin janar 2017 ishte -0.2% .
i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0.2% në muajin janar 2018, krahasuar me muajin janar 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë -3.8%; perime -5.3%; sheqer dhe...
Edhe
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë
Ngritje e çmimeve të konsumit në këtë periudhë vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra 3.7%); mish 0.8% ; pemë 11.7% ; kafe, çaj dhe kakao 5.7% ; duhan 3.7%; shërbime hoteliere 1.8% - me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK.
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin janar 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves /ekonomi/cmimet