Komuna e Istogut edhe për këtë vit ka paraparë ndërtimin e shtëpive për disa familje të pastreha. Nga të hyrat e saj vetjake, siç tregon Enver Rugova, drejtor për Shërbime Publike, janë ndarë 90 mijë euro për ndërtimin e tetë shtëpive, shkruan sot Koha Ditore.
Krahasuar me vitet e kaluara, për sivjet, sipas tij, janë planifikuar nga 800 euro më shumë për një shtëpi, për shkak të rritjes së kostos së ndërtimit të modelit të shtëpisë, të cilat po i ndërton Komuna.
Vitin e kaluar, sipas Rugovës, me 10 mijë e 450 euro është ndërtuar një shtëpi, kurse për sivjet çmimi për një shtëpi është rritur në 11 mijë e 250 euro.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë familje të pastrehë bëhen me shtëpi të reja në Istog
-
Tetë familje të Istogut bëhen me shtëpi
-
“Çdo fëmijë të ketë familje” – Komuna e Prishtinës rrit përkrahjen financiare për strehim
-
Palestra në Istog ende në gjendje të tmerrshme, kuvendarët diskutojnë për emrin e saj
-
Shqiptarët në veri të lumtur për ndërtimin e shtëpive të djegura në luftë