Një 77-vjeçar nga Rahoveci është rasti i fundit që ka përfunduar me vdekje në Kosovë nga COVID 19.
Ai ka vdekur mëngjesin e së premtes në Klinikën Infektive derisa, sipas mjekëve, kishte 7 ditë që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton KOHA.
Në Klinikën Infektive trajtimin po e vazhdojnë edhe 10 pacientë. 4 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe me oksigjenoterapi.
Por, në mesin e tyre është edhe një paciente që në testet për COVID 19 ka dalë negative. Mjekët thonë se ky nuk është rasti i parë i tillë.
Këtë të premte gjithashtu nga Klinika Infektive janë liruar edhe 5 pacientë të shëruar nga COVID 19 duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 500.
IKSHPK-ja gjithashtu ka kërkuar nga institucionet e rendit dhe inspektoratet për angazhim më të shtuar në kuadër të respektimit të masave.
-
Në dy javët e fundit në Kosovë një person vdiq nga COVID-19 e u regjistruan 67 raste pozitive
-
Një i vdekur nga COVID-19 të enjten në Kosovë
-
Një i vdekur dhe 14 raste me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
111 të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë në Infektivë, 72 me oksigjenoterapi
-
123 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës