Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Infektivë janë gjithsej 47 raste me koronavirus, 2 në gjendje kritike

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Në Klinikën Infektive në QKUK, sipas raportit ditor, janë të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë, prej tyre 47 janë me koronavirus.

Përmes një njoftimi për media nga QKUK, me Covid-19 janë 47 raste, për 10 raste priten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;

47 raste të infektuar me Covid-19

41 kanë gjendje stabile

Edhe Katër persona me COVID-19 me gjendje të rëndë në Infektivë Arbëri Katër persona me COVID-19 me gjendje të rëndë në Infektivë

4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,

2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.