Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Hasanbeg të Shkupit, shqiptarët thyejnë orën policore pas arrestimeve që bëri Policia maqedonase

Disa banorë të lagjes Hasanbeg në Shkup, kanë dalë jashtë shtëpive në orët e vona të së hënës, pasi sipas tyre, Policia e Maqedonisë së Veriut, është futur në shtëpitë e disa shqiptarëve dhe i ka arrestuar tre persona.

Në një video të postuar nga “TetovaSot”, shihet një numër i madh shqiptarësh që ftojnë edhe të tjerët t’u bashkohen. Herë pas here dëgjohen edhe persona teksa shpjegojnë situatën.

Në Maqedoni për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka orë policore.