Komuna e Graçanicës bashkë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do të ndërtojnë gjashtë objekte banimi për raste sociale.
Para disa ditësh është vënë edhe guri themeltar nga ministri i MAPL-së, Ivan Todosijeviq dhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Sergjan Popoviq ku parashihet që secili objekt të ketë nga katër njësi banimi, gjithsej 24 banesa, shkruan sot “Koha Ditore”.
Projekti që financohet nga MALP-ja e Komuna janë të dedikuara për personat me gjendje të rëndë sociale dhe çiftet e reja të martuara.
“Me këtë rast, Popoviq, ka thënë se për çdo kryetar është një kënaqësi e veçantë kur mund ta vendosin gurin e themelit. Sipas tij, ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Komunën e Graçanicës, sepse tregon se pushteti lokal kujdeset për ata më të rrezikuarit”, thuhet në një njoftim të Komunës së Graçanicës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Graçanica do të ndërtojë në Laplasellë 24 banesa për raste sociale
-
34 familje të komuniteteve joshumicë në Graçanicë përfitojnë banesa
-
Pas ndarjes së 36 banesave pa leje në Mitrovicë, Serbia do të ndërtojë spital në Graçanicë
-
Graçanica ndërton gjashtë shtëpi për raste sociale
-
Ministrat serbë, buxhetin e derdhin tek komunat serbe