Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Graçanicë hapet fabrika e parë për përpunimin e lajthive dhe arrave

Është hapur në Graçanicë fabrika e parë për përpunimin e lajthive dhe arrave.

Kompania “Ko’Nuts” aktualisht ka punësuar 13 punëtorë, kurse plani i tyre është të rrisë këtë numër, edhe me punëtorë nga komunitetet, përfshirë edhe atë serb.

Ndërsa, vlera e investimeve arrin në 300 mijë euro.

Projekti i themelimit të fabrikës “Ko’Nuts” është mbështetur nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat dhe financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.