Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me donatorët, Ramadan Ramadani dhe Agim Aliu, me firmën “Vëllezërit Aliu”, kanë nisur sot ndërtimin e shtëpisë për familjen e Veli Aliut, i cili pos kushteve të rënda ekonomike dhe mungesës së shtëpisë, në familjen e tij ka edhe fëmijë me aftësi të kufizuara, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Në fjalën e tij pas vënies së gurthemelit të shtëpisë së Veli Aliut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar donatorët duke pohuar se sot është shtëpia e 43-të me radhë që ndërtohet .
Donatori Ramadan Ramadani, me të parë rëndësinë e madhe që kishte kjo shtëpi për familjen e dedikuar, shkurtimisht para gazetarëve ka thënë vetëm “Dhashtë Zoti, të gjithë të kenë shtëpi”.
Donatori tjetër Agim Aliu, ka garantuar që shtëpia e nisur sot në afatin më të shpejt të mundshëm do të kryhet nga firma “Vëllezërit Aliu”, dhe poashtu ka konfirmuar angazhimin e tyre në vepra të prekshme humane për të gjitha ata që kanë kushtet e rënda.
Ndërsa përfituesi i kësaj shtëpie Veli Aliu, ka potencuar se nuk kishte shtëpi të veten, nuk kishte kushte të duhura për të jetuar dhe kishte problemin e fëmijëve të tij që ishin të palëvizshëm.
-
Në Gjilan u inaugurua shtëpia e 47-të për familjet në nevojë
-
Gjilani me donatorët inaugurojnë dy shtëpi të reja për familjet në nevojë
-
Në Gjilan po vazhdon ndërtimi i lagjes së re për fëmijët jetimë, nënat dhe pleqtë e pambrojtur
-
Haziri shtron iftar, premton gjetjen e lokacionit për objekt të Bashkësisë Islame në Gjilan
-
Haziri u premton bizneseve ndihmë për të marrë mbështetje ndërkombëtare