Në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës kanë nisur homazhet tek arkivoli i martirit Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe në marsin e vitit 1999.
Familjarë të shumtë kanë ardhur dhe janë duke bërë homazhe, ndërsa sot pritet të bëhet edhe varrimi i eshtrave të Vegim Kasim Qerkezi.
Tashmë tek varrezat e dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës ka arritur edhe Ferdonije Qerkezi, nga shtëpia e të cilës u rrëmbye edhe Vegimi bashkë me bashkëshortin e Ferdonijës, djemtë e saj dhe miqtë e familjes.
Trupi i Vegim Qerkezit, për të cilin nuk dihej asgjë prej 21 vitesh, ishte varrosur në një fshat të Shqipërisë dhe vetëm pas verifikimeve mjekësore është bërë i mundur identifikimi i tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve
- Varrimi i Xajës
-
Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, i zhdukur gjatë luftës
-
Identifikohen mbetjet mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës
-
Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës