Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gërmi incizohen qukapikët në foletë e tyre tek ushqejnë të vegjlit

Dy lloje të qukapikëve janë incizuar në Parkun e Gërmisë ditë më parë teksa ushqenin të vegjlit në foletë e tyre.

Fotografi Albert Krasniqi, që ka shkrepur këto pamje të qukapikëve, ka publikuar këto momente në “Gërmia Park Wildlife”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka kapur Qukapikun e Zi, si dhe qukapikun Laroshi i Madh.

Krasniqi ka shkruar se pas një përpjekje të gjatë kanë arritur ta lokalizojnë folenë e Qukapikut të Zi, derisa thekson se kjo është hera e parë që bëhet një video e tillë në Kosovë.

Nëpër botën e egër të Gërmisë

Derisa nuk fsheh entuziazmin që Qukapiku i Zi folenizon dhe rritë të vegjlit e tij në Parkun e Gërmisë.

“Ishte një kënaqësi e veçantë, ku së pari arritëm ta lokalozijmë dhe pastaj ta gjejmë folenë e Qukapikut të Zi (Black Woodpecker, Dryocopus martius). Është hera e parë në vendin tonë që bëhet një video e tillë, së dyti është gëzim i madh që një qukapik mjaft i rrallë në vendin tonë folenizon dhe rritë zogjtë e tij në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Derisa në videon tjetër, po ashtu në Parkun e Gërmisë, ai tregon momentin kur qukapiku Laroshi i Madh u sjell insekte të vegjëlve të tyre në strofull.