Rasim Selmani, drejtor i burgut të Sigurisë së Lartë në Gerdovc, ka thënë se në këtë burg ka edhe dëshmitarë të mbrojtur.
E, meqenëse dëshmitarët e mbrojtur janë të burgosur si kategori e veçantë me ligj, në Puls të KTV-së ai thotë se ata trajtohen në mënyrën më të duhur dhe kanë sigurinë maksimale.
“Stafi i përzgjedhur që duhet të punojë me ta është i trajnuar shumë mirë, janë masat shtesë edhe të lëvizjeve të tyre, nuk kanë qasje me të burgosurit e tjerë pra nuk kanë kontakt me ta”, ka thënë Selmani.
Ai ka thënë se numri i dëshmitarëve të mbrojtur është i vogël, megjithatë ka thënë se nuk mund të japë shifra për këtë numër.
Artikuj të ngjashëm
-
“Në burgjet e Kosovës nuk ka shtim të radikalizmit”
-
“Në Burgun e Sigurisë së Lartë, asnjë i burgosur s’ka gjasa të dalë në restorante”
-
Prokurori: Dëshmitari u rrëmbye nga pjesëtarë të UÇK-së
-
Dëshmitari që pretendon se u rrah nga UÇK-ja nis dëshminë në seancë të mbyllur
-
Buja: Për një vit shokët e luftës janë ruajtur të mos më flasin nga frika prej Speciales