Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në fundjavë temperaturat deri në 34 gradë celsius

Foto: KOHA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë, me temperaturat që pritet të shkojnë deri në 34 gradë celsius.

Sipas IHMK-së, të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë celsius.

Të dielën, parashihet siç thotë IHMK-ja, mot kryesisht me diell por më i freskët. Pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë celsius.

Artikuj të ngjashëm