Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, në diskutimin e tij në Forumin Frankofon të Investimeve, që po mbahet në Prishtinë, ka kërkuar nga shteti i Francës përkrahje për procesin e liberalizimit t ë vizave.
Ai gjatë pjesëmarrjes në Forumin Frankofon të Investimeve, e cila është organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri njëherit ka shprehur përkrahjen e institucioneve të vendit për investitorët e huaj, raporton KP.
“Qeveria e vendit po bën ulje në taksa që krijojnë lehtësira, do të ketë edhe më tutje ulje të taksave për ndërmarrësinë. Kemi një bilanc tregtar të papranueshëm, duam të rrisim mundësinë e punësimit që të rinjtë të mos e lëshojnë vendin”.
“Do të përkrahim çdo investitor. Kërkojmë që shteti francez të jap një shtytje, liberalizimi i vizave është problem që është duke na mbajtur peng. Vendimmarrja që do të vijë në ditët e ardhshme pikërisht nga Franca është vendimtar pikërisht për Kosovën”, tha ai.
-
Veseli: Nuk pranojmë kushte të reja për liberalizim
-
Veseli i kërkon Francës mbështetje për viza dhe anëtarësim në Interpol
-
Thirrje për investime të huaja dhe heqje të vizave
-
Veseli thotë se Gjermania do ta përkrahë Kosovën për vizat
-
Veseli nga Parisi thotë se Kosova e ka përkrahjen e Francës në integrimet evropiane