Kolektivi i aktivistëve dhe organizatave joqeveritare në Ferizaj, për të shprehur revoltën ndaj vrasjes së vajzave dhe grave, dhe dhunës në përgjithësi, organizojnë një protestë.
Kjo protestë mbahet, në orën 12:00, si vazhdim i organizimit të protestës në Gjakovë, dhe në Prishtinë!
Në njoftimin e organizatorëve thuhet se neglizhenca dhe mosllogaridhënia e institucioneve tona duhet të ndëshkohet!
“Jeta e vajzave dhe grave vlen njëlloj si e burrave, dhe askush nuk ka të drejtë të ta cënojë atë. Ne kërkojmë përgjegjësi dhe seriozitet kur bëhet fjalë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ku me këtë rast ftojmë vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë të na bashkohen sepse bashkërisht zëri ynë është më i fuqishëm dhe kumbon më fort për institucionet; për ato/ata që nuk kujtohen se fëmijët dhe gratë janë njerëz. Dil, e trego se ti nuk pajtohesh me vrasjen e fëmijëve dhe grave. NE NUK PAJTOHEMI, Ne kundërshtojmë dhe e dënojmë një gjë të tillë. Takohemi para Kuvendit Komunal, vazhdojmë deri tek policia dhe gjyqësia, dhe kthehemi prapë tek Kuvendi”, thuhet në njoftim të organizatorëve
-
Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje
-
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit