Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë e Komunës së Ferizajt ka nisur implementimin e projektit të eliminimit të deponive të mbeturinave të ngurta në gjithë territorin e kësaj komune.
Aksioni ka filluar nga fshati Dardani dhe do të vazhdojë në zona tjera në fshatrat dhe qytetin e Ferizajt.
Ky projekt po realizohet për të mundësuar mjedise të pastra, mirëmbajtje të zonave përskaj rrugëve lokale si dhe shmangie të rreziqeve që mund të shkaktojnë këto mbeturina të ngurta për aksidente dhe përmbytje.
Ekipet e kompanive publike të angazhuara në këtë aksion janë në terren vazhdimisht në evidentimin e zonave ku gjenden këto deponi, dhe largimin e tyre.
Autoritetet lokale apelojnë tek qytetarët që të mos hedhin mbeturinat në hapësira publike , si dhe të denoncojnë rastet ku hasin në ndotjen e mjedisit, përkatësisht hedhjen e mbeturinave në mbrojtje të mjediseve të përbashkëta.
-
Komuna e Ferizajt dhe GIZ-i gjerman në aksion për pastrimin e mbeturinave
-
Hiqen afro 300 tonelata mbeturina në Ferizaj
-
Eliminohen afro 20 deponi ilegale mbeturinash në Ferizaj
-
Oborri i sallës së sporteve në Ferizaj shndërrohet në deponi për mbeturina
-
Pastrohen dhjetëra deponi ilegale dhe inerte në Ferizaj