Me rastin e 54 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kenias, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka uruar popullin kenian dhe homologen e tij nga ky shtet, ministren e Jashtme, znj Amina Mohamed, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net
Ky është teksti i urimit të Pacollit:
“Në emër të Presidentit Thaçi dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, dëshirojë t’ju përcjellë urimet më të sinqerta Juve dhe popullit Tuaj, përderisa Ju shënoni 54 vjetorin e Pavarësisë së kombit Tuaj më 12 Dhjetor, 2017.
Le të shërbejë Dita e Jamhuri-it dhe përvjetori ynë jubilar i dhjetë vjerorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës si një pikënisje për hapjen e portave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve”.
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Rubio premton bashkëpunim më të fortë me Kosovën në të ardhmen. Macron përmend dialogun
-
Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit