Inspektorët e Komunës së Drenasit në bashkëpunim me Policinë e Drenasit të premten kanë konfiskuar produkte të mishit të cilat ishin duke u transportuar në mënyrë ilegale dhe në kushte jo adekuate e higjienike dhe pa dokumentacion të duhur të prejardhjes dhe transportit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se me këtë rast, janë marr të gjitha masat ligjore ndaj transportuesit i cili ishte kombi-bus për transport të udhëtareve dhe kishte shfrytëzuar automjetin e tij në mënyrë ilegale për transport të produkteve ushqimore.
Drejtoria e Inspekcionit është duke bërë inspektime të vazhdueshme për të rritur sigurinë e përdorimit të produkteve ushqimore në subjektet afariste-hoteliere gjatë sezonit veror për të mirën e qytetarët e Komunës së Drenasit.
“Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë dhe policinë që nëse hasin në një dukuri të tillë, të lajmërojnë organet përkatëse”, thuhet në komunikatë.

-
Konfiskohen produkte të mishit të transportuara në mënyrë ilegale
-
Kapet mish pa dokumentacion në Klinë, nis hetimi ndaj të dyshuarit
-
Kapen 200 kg mish doneri në një veturë pa kurrfarë kushtesh higjienike
-
Dogana në Stuttgart sekuestron mbi 250 kg suxhuk nga Kosova
-
Konfiskohen mallra që u gjendën në tre furgonë në kushte të palejueshme higjienike