Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në ditën e Mjedisit Shqipëria zgjohet me një bilanc tërësisht të përmbysur

Që nga viti 2013-të e deri tani, në lagjen Goricë të qytetit Beratit janë mbjellë 20 mijë fidanë të rinj dhe janë rehabilituar 4.3 hektarë sipërfaqe në Malin e Partizanit.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të mjedisit, Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri të ditur se Shqipëria zgjohet me një bilanc tërësisht të përmbysur sa i përket trajtimit të mjedisit, pyjeve dhe sipërfaqeve të gjelbërta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se në 3 vjet e gjysmë janë mbjellë 3 milionë e 680 mijë fidanë e pemë dekorative si dhe është rehabilituar 11 milionë m2 sipërfaqe të gjelbër.

Rama i bëri të ditura shifrat përmes postimit të tij të zakonshëm çdo mëngjes, ku ky i fundit i uron mirëmëngjes ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook”.

“Mirëmëngjes

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Goricës së Beratit më 2013 dhe sot, pas mbjelljes së 20 mijë fidanëve të rinj dhe rehabilitimit të 4.3 hektarëve sipërfaqe në Malin e Partizanit.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Mjedisit, Shqipëria zgjohet me një bilanc tërësisht të përmbysur sa i përket trajtimit të mjedisit, pyjeve dhe sipërfaqeve të gjelbërta. Në 3 vjet e gjysmë kemi mbjellë 3 milionë e 680 mijë fidanë e pemë dekorative si edhe kemi rehabilituar 11 milionë m2 sipërfaqe të gjelbër. Ndërkohë që në 8 vitet e shkuara jo vetëm që investimet ishin zero në këtë drejtim, por edhe u shkatërruan 70 mijë hektarë pyje, nga të cilat gjysma mbetet e parikuperueshme edhe pas ndalimit të eksportit dhe moratoriumit të prerjes së drurëve në pyje.

Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste ? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam ?? ??me #Shtet ? #Punë ? #Mirëqenie”.

Image