Me një minutë heshtje për legjendën e futbollit Fadil Vokrri, nisi seanca solemne për 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kjo seancë u mbajt, ani pse presidenti Hashim Thaçi shpalli të dielën ditë zie shtetërore.
Përveç kësaj, kjo ngjarje u përshkua edhe me incidente, duke e vënë në pah organizimin e dobët.
Kjo grua, që thotë se është mbesa e Mehmet Pashë Derallës, ish-ministër në Qeverinë e Ismajl Qemalit, doli në foltore dhe e mori fjalën.
Por, kryeministri Haradinaj e largoi atë me forcë nga foltorja.
Kryeministri pati jo pak telashe edhe me këtë qytetar tjetër nga Shqipëria.
Pavarësisht kësaj që ndodhi, zyrtarë të Qeverisë nuk e shohin këtë si dështim.
Edhe
Haradinaj: Kishte qëllime që të sabotohej ceremonia e Lidhjes së Prizrenit
Krerët shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë vlerësuan se Lidhja e Prizrenit i parapriu pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë seancë solemne, nuk ka marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi.
Pas përfundimit të saj, pati edhe performanca muzikore, që sipas protokollit, nuk duhet të ndodhin në ditë zie shtetërore.