Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Bruksel sot vazhdojnë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit

Në Bruksel sot do të vazhdojë procesi i bisedimeve mes ekipit nga Prishtina dhe atij nga Beogradi.

Është paraparë që temë e bisedimeve në Bruksel të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura, për Asociacionin e komunave serbe, lëvizja e lirë, administrimi i integruar i kufijve, gjyqësori, energjia dhe tema tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimet e dy ekipeve negociatore do të mbahen në ndërtesën e Shërbimit evropian për punë të jashtme.

Bisedimet e fundit në mes Prishtinës dhe Beogradit janë mbajtur në fillim të dhjetorit të vitit 2016.

Në krye të këtij ekipi Qeveria ka emëruar Avni Arifin, ndërsa në Bruksel kanë shkuar edhe anëtarët e tjerë të ekipit nga zyra e kryeministrit dhe ministritë përkatëse.