Të enjten në Bruksel mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Bisedimet fillojnë në orën 10:00, me takime të ndara të delegacioneve me përfaqësuesin special të BE-së për dialog Miroslav Lajçak, pasuar nga një takim trepalësh midis Prishtinës, Beogradit dhe ndërmjetësuesve të BE.
Ky është takimi i shtatë i delegacioneve në rang ekspertësh të Beogradit dhe Prishtinës që nga vazhdimi i dialogut në korrik të këtij viti.
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm thotë se çështjet e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe pronës janë në rendin e ditës, transmeton Tanjug.
Artikuj të ngjashëm
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Takime të ndara në nivel kryenegociatorësh, Sorensen: U paraqit plani i punës për muajt në vijim