Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në BE nuk duan t’i komentojnë prononcimet e presidentit Thaçi

Foto: Alban Bujari / KOHA

E preokupuar me tri kriza të mëdha, përhapja e koronavirusit, frika nga përshkallëzimi i krizës së refugjatëve dhe pamundësia e arritjes së pajtimit për kornizën shumëvjeçare financiare, BE-ja ka lënë anash disa nga prioritetet e tjera aktualisht.

Pasi janë paraqitur rastet e para të virusit korona edhe në mesin e punonjësve të institucioneve të BE-së, ka filluar të reduktohet edhe puna e tyre dhe janë anuluar disa takime në Këshillin e BE-së dhe në Parlamentin Evropian, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kjo nuk është arsyeja pse në BE ende nuk e kanë sqaruar rolin konkret që planifikojnë të luajnë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi janë në pritje të konfirmimit të Miroslav Lajçakut si “përfaqësues special i BE-së” për dialog Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor.

Edhe ky emërim mund të vonohet si pasojë e anulimit të ndonjë takimi në të ardhmen, pasi duhet të kalojë përmes procedurave në Këshillin e BE-së. Të premten ambasadorja kroate në BE, Iena Andrassy, është vendosur në vetizolim prej dy javësh pasi ka qenë në kontakt të afërt me një nëpunës të Këshillit, i cili është konfirmuar se është infektuar me virusin e lartpërmendur.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)