Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndryshohen procedurat për dhënie të terminëve për vizë pune në Gjermani

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar për ndryshime sa i përket procedurës së dhënies së terminëve për të siguruar vizë pune për Gjermani.

Ambasada ka thënë se duke filluar nga dhjetori këto termine do të jepen nëpërmjet procedurës së shpejt të tërheqjes së shortit.

“Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të termineve të Ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit”, thuhet nga Ambasada.

Nga të gjithë regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022.

“Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e më shumë personave”, thuhet nga Ambasada.

Edhe Ambasada e Gjermanisë ndryshon procedurën për terminë, qytetarët të pakënaqur Arbëri Ambasada e Gjermanisë ndryshon procedurën për terminë, qytetarët të pakënaqur

Me sistemin e ri ndalohet regjistrimi i shumëfishtë po ashtu kalimi i terminit te një person tjetër.

“Ju lutemi regjistrohuni vetë dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakta.

Informata të rëndësishme:

· Regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura.

· Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të shënuara gjatë regjistrimet nuk është i mundur.

Edhe Reduktohet numri i terminëve për aplikim për vizë gjermane Arbëri Reduktohet numri i terminëve për aplikim për vizë gjermane

· Kalimi i terminit tek një person tjetër nuk është i lejueshëm.

· Regjistrimi më herët nuk paraqet përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.

· Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjencioneve), marrë parasysh procedurën e shortit është i pakuptimtë dhe nuk sjell asnjë përparësi.

· Ambasada nuk jep termine të veçanëta, prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse”, thuhet nga Ambasada.

Edhe Gjermania pritet t’i përgjysmojë kuotat e lejeve të punës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor Arbëri Gjermania pritet t’i përgjysmojë kuotat e lejeve të punës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Në të kaluarën ka pasur ankesa sa i përket terminëve për viza pune në Gjermani. Shpesh sistemi ka rënë nga funksionimi derisa më pas kur është kthyer nuk ka pasur termine. Ka pasur akuza për shitje të termineve për viza pune në Gjermani nga agjenci të ndryshme.