Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndriçohet parku i Prishtinës në kuadër të fushatës kundër ngacmimit seksual

Të dielën në mbrëmje është ndriçuar një pjesë e parkut të Prishtinës, në hapje të fushatës kundër ngacmimit seksual të grave dhe vajzave.

Kjo fushatë në Prishtinë do të vazhdojë 16 ditë edhe me aktivitete të tjera. Këtë aktivitet e përkrah organizatat joqeveritare “UN-Habitat”, “UN-Women”dhe Komuna e Prishtinës bashkë me Universitetin e Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësuesja e Zyrës së “UN-Habitat”-i në Kosovë, Gwendoline Mennetrier, ka thënë se projekti që e kemi nisur bashkë me “UN-Women”, Universitetin dhe Komunën e Prishtinës ka si qëllim rritjen e sigurisë në Prishtinë, duke filluar nga disa prej pikave më të errëta që janë identifikuar në qytet, si parku i qytetit si një ndër vendet më të pasigurta.

Karin Henrmarck Ahliny, ambasadore e Suedisë, në Kosovë, ka thënë se gratë dhe vajzat duhet të ndihen të lira dhe të sigurta kudo qofshin, duke ecur apo duke pirë një kafe në kafene të vetmuara.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Komuna do të përkrahë çdo aktivitet që ka të bëjë për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve të saj.

Edhe Ngacmohet seksualisht një grua në Prishtinë Kronikë Ngacmohet seksualisht një grua në Prishtinë

Ai ka theksuar se ky nuk është një aktivitet i grave dhe vajzave, por edhe i meshkujve, burrave në përgjithësi./Salie Gajtani-Osmankaq

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)