Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndotja që Gjakovës po ia bën ngrohtorja e qytetit

Me ndotjen duket se nuk po kanë problem vetëm banorët e rajonit të Prishtinës.

Nga Gjakova, nga një lexues i portalit Koha.net ka dërguar një fotografi në të cilën shpërfaqet ndotja që vjen nga një tymtar. Sipas këtij lexuesi fjala është për ngrohtoren e qytetit të Gjakovës, derisa ajo është shkrepur sot, më 5 shkurt.

Ky lexues ka bërë edhe një analizë e ka bërë një pyetje.

“Kur po bie shi, po paraqiten lajme shpresëdhënëse kinse po bie niveli i rrezikut nga ajri i ndotur duke mos llogaritur ngritjen e rrezikut nga ndotja e tokës. Grimcat apo përmbajtja kancerogjene e ajrit përmes shiut bie në tokë ku kontaminon tokën dhe ujin. A është kjo armë e shkatërrimit në masë”, ka thënë ky lexues.