Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga matësit në Prishtinë del të jetë se norma është 155, që përkthehet në ajër të pashëndetshëm.
Një fotografi e bërë nga aeroplani sot në mëngjes, tregon se si duket relievi i Obiliqit dhe Prishtinës me tymtarët që vazhdojnë të vjellin tym dhe sigurisht elemente të dëmshme për shëndetin e njeriut, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas matjeve të përditshme të cilësisë së ajrit, rezulton se në sezonin e dimrit, në të gjitha qytetet e Kosovës por në veçanti në Prishtinë dhe Obiliq, vlerat ndotëse të ajrit ngritën.
Kujtojmë se institucionet në vazhdimësi kanë paralajmëruar masa për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit.
Në Ministrinë e Mjedisit thonë se për ndryshimin e shpejtë të gjendjes nevojiten investime për blerjen e filtrave të termocentralit B, zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore përmes koogjenerimit dhe fillimi i ngrohjes përmes paneleve solare.