Numri i personave të sëmurë për shkak të ndotjes së ambientit, jo vetëm në zonën e Spitallë-Porto Romanos, po në të gjithë qytetin bregdetar të Durrësit është në rritje.
Mjeku onkolog, pranë Polikinikës së Specialiteteve në Durrës, shprehet se çdo muaj diagnostikohen raste të reja me kancer.
“Rritjes së numrit të pacientëve është edhe nga ndotja e ambientit. Pranë shërbimit onkologjik vjen një numër gjithnjë e në rritje dhe dominojnë rastet me kancer në mushkëri”, thotë mjeku onkolog, Mehmet Miha.
E pranuar dhe nga UNEP si një nga pikat e nxehta mjedisore në rajon, zona e Spitallë-Porto Romanos, ndryshe e njohur si lagjja nr.15 e qytetit të Durrësit, konsiderohet një nga zonat më të ndotura në të gjithë vendin, raporton TCH.
Përveç pasojave të ish-ndërmarrjes së Prodhimit të Kimikateve, erës së squfurit që mbush ajrin, banorët vuajnë dhe ndotjen që shkaktohet nga vendgrumbullimi i mbetjeve urbane, një hapësirë jashtë çdo standardi, që shfrytëzohet dhe si vend pune.
Edhe
Nivele të larta mikroplastikash gjenden te personat që kanë kaluar infarkt
Banorët ankohen për probleme me frymëmarrjen, alergji e sëmundje të tjera, si dhe lënien në harresë të kësaj zone nga Bashkia.
“Banorët përditë shkojnë në spital për alergji, më shumë nga ndotja e rrugëve dhe kanaleve. Bashkia duhet të bëjë me shumë gjë në këtë aspekt. Nga ndotja, këtu edhe qumështi është me mikrobe”, thonë qytetarët.
Mjekët e familjes së zonës u shmangen deklarimeve mbi situatën e sëmundjeve te banorët dhe pasojat e ndotjes në shëndetin e tyre.
Për drejtorin e Qendrës Shëndetësore të Spitallë-Porto Romanos, sëmundjet në këtë lagje periferike të qytetit nuk kanë ndryshim nga ato të lagjeve të tjera, ndërsa apelon për banorët që të marrin masa mbrojtëse gjatë punës në landfill.
Edhe
OBSH: Rastet me kancer pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën deri në vitin 2050
“Normalisht, si kudo mbajtja pastër e ambientit, mospunimi në landfill pa mbrojtje, pasi shkojnë punojnë pa masa mbrojtëse”, thotë Artan Llufi, drejtor i Qendrës Shëndetësore Spitallë.
Jashtë kameras, mjekët pranojnë se ndotja sjell një shtim të sëmundjeve, por të dhënat janë të rezervuara vetëm për autoritetet e shëndetit publik.