Nga një gyp i kanalizimit në qendër të qytetit të enjten është derdhur në Lumëbardh një masë e lëngshme me ngjyrë të kuqe. Nuk dihet nëse uji është ndotur nga gjaku i kafshëve që mund të jenë prerë nga kasapët ose janë mbetej të ngjyrave të derdhura në kanalizim.
Në këtë gyp të kanalizimit janë të kyçura objektet e Administratës Komunale, kasapë, shtypshkronjë, biznese tjera dhe shtëpi të shumta private që gjenden në atë pjesë të qytetit matanë lumit.
Për këtë ndotje të lumit ka reaguar shoqata e peshkatarëve “Trofta” duke i quajt turpin e qytetit ata qytetarë apo biznese që e kanë shkaktuar këtë ndotje të Lumëbardhit. Në shoqatën “Trofta”, kanë treguar se për këtë rast kanë njoftuar Inspektoratin Komunal. "Koha Ditore", ka tentuar të kontaktojë drejtorin e Inspektoratit Komunal, Leotrim Murtezaj, por ai nuk ka qenë i qasshëm.
-
Pejanët kujtuan se dikush po e ndot Lumbardhin, doli se komuna po e zbulonte ndotësin
-
Në kohën e shumimit të troftës ndotet Lumëbardhi i Pejës
-
Ngordhje masive e peshqve në Lumëbardhin e Pejës nga ndotja e ujit
-
Ndotet Lumbardhi në Prizren, ekskavatori e mbush me dhe
-
Prej pesë ditësh banorët e një lagjeje në Shtime në hall nga kanalizimi