Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërtimi i shkollës - peng i buxhetit

Komunarët e Fushë-Kosovës nuk kanë mundur ta rrënonin as sivjet objektin e ish-shkollës së mesme teknike “Minatori” në fshatin Bardh i Madh, siç kishin premtuar në qershor të vitit të kaluar.

Drejtori i Arsimit i Komunës, Islam Shabani, thotë se mungesa e mjeteve për të ndërtuar diçka tjetër aty ka bërë që kjo punë të shtyhet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kthimi i kësaj shkolle të mbyllur para tetë vjetësh, ka thënë se, është e pamundur.

“Ajo është punë e kryer. Ne nuk do të investojmë më në atë shkollë, sepse në rend të parë ajo ka qenë shumë e vjetër dhe, në rend të dytë, qytetarët nuk kanë dashur t’i çonin në atë shkollë, sepse shkolla e mesme në fshat nuk çon më peshë. Ministria me sa e di unë i ka hequr edhe në shumë vende të tjera. Ne e shfrytëzuam atë pakënaqësi të qytetarëve atëherë, sepse mbetëm me 20 nxënës në shtator të regjistruar në atë shkollë dhe nuk mund ta funksionalizonim me nxënës”, ka thënë Islam Shabani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)