Ekzekutivi i Komunës së Kaçanikut ka përfituar rreth gjysmë milioni euro nga Banka Botërore për ndërtimin e një çerdheje publike, mirëpo ky projekt tashmë ka nisur jashtë Planit Zhvillimor Komunal, Planit Zhvillimor Urban dhe Planit Rregullues Urban, në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku”.
Këtë shkelje ligjore po e pranojnë edhe vetë udhëheqësit e Komunës së Kaçanikut, mirëpo arsyetohen se më i rëndësishëm është interesi publik për të krijuar kushte sa më të mira për arsimin parafillor. Përveç kësaj, për ndërtimin e kësaj çerdheje publike komuna ka dëmtuar projektin e fushës sportive brenda oborrit të kësaj shkolle në vlerë prej 90 mijë eurosh, i cili 3 vjet më parë është ndërtuar nga donatorë të huaj, shkruan sot Koha Ditore.
Nëpërmjet një shkrese organizata për Mbrojtjen e Mjedisit “Gjethi”, e cila monitoron zhvillimet në Komunën e Kaçanikut, ka njoftuar qytetarët se ndërtimi i çerdhes publike në oborrin e shkollës fillores “Emin Duraku”, është në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal, andaj Ekzekutivi i Komunës ka marrë vendim pa u konsultuar me askënd...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ndërtimi i çerdhes publike dëmton investimet në fushën sportive
-
Kundërshtohet ndërtimi i një çerdheje në oborrin e një shkolle në Kaçanik
-
Rrezikohen nxënësit gjatë vajtje-ardhjes në shkollë në Kaçanik
-
Demolohet ish-objekti i çerdhes publike në qendër të Kaçanikut
-
Çerdhja “Agimi” në Kaçanik e rrezikuar nga shembja e murit